Para vrasjes së çiftit kosovar, në banesë kishte ndodhur një zënkë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Policia e Francës ka bërë të ditur se të dielën e javës së kaluar kishte shkuar për të intervenuar në banesën e familjes së çiftit kosovar, i cili janë gjetur i vrarë në mëngjesin e së martës, në Epinal të Francës.

Mediat franceze shkruajnë se policia kishte shkuar për të ndërhyrë pas një mosmarrëveshjeje që kishte ndodhur mes një vëllai dhe motre, por nuk bëhet e ditur se a janë fëmijët e çiftit të ndjerë apo ndonjë i afërm i tyre.

Kjo familje për tre vjet ishte duke qëndruar në bllokun banesor në zonën e Plateau de la Justice, dhe asnjëherë fqinjët nuk ishin ndonjë ankesë për ata.

Deri tani nuk dihen rrethanat e vrasjes së çiftit që ishin  gjetur në banjo nga fëmijët e tyre. Por dyshohet se ata janë vrarë me thikë.

Policia është duke hetuar rastin, derisa thuhet se dëshmitë e fëmijëve janë thelbësore për ta kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Deri më tani nuk janë zbardhur detaje nga gjetjet fillestare të hetuesve .

Pamje nga vendi i ngjarjes ku u gjet i vrarë çifti kosovar në Francë (VIDEO)

You may also like