para trafikantit, një guerril i majtë! – Shqip

by admin
Spread the love

Trafikanti më i kërkuar i drogës në Kolumbi dhe lideri i klanit del Golfo, Dairo Antonio Usuga, i njohur si Otoniel, u kap gjatë një operacioni të kryer nga forcat e armatosura, konfirmuan burime ushtarake.

Një polic u vra gjatë aksionit.

Kolumbia ofroi një shpërblim deri në 3 miliardë pesos (rreth 800,000 dollarë) për informacion në lidhje me vendndodhjen e Otoniel, ndërsa qeveria e SHBA-së caktoi një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për ta ndihmuar në gjetjen e tij.

Departamenti Amerikan i Shtetit e përshkruan Otonielin si “të armatosur rëndë dhe jashtëzakonisht të dhunshëm”.

Ai u bë udhëheqës pasi ishte një gueril i majtë.

Karteli që ai drejtonte përbëhej nga ish-anëtarë të organizatave terroriste dhe përdorri dhunë dhe frikësim për të kontrolluar rrugët e trafikut të drogës, laboratorët e përpunimit të kokainës, pikat e nisjes së skafeve dhe një pistë sekrete.

Sipas CNN, ky arrestim është goditja më e madhe për mafian e drogës në Kolumbi.

Presidenti kolumbian konfirmoi arrestimin e Otoniel në një fjalim televiziv drejtuar kombit.

 “Kjo është e krahasueshme vetëm me rënien e Pablo Escobar në vitet 1990,” tha presidenti. /tesheshi.com/

You may also like