Para 20 vjetëve Kosova ka qenë shkrumb

by admin
Spread the love

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili i kishte fajësuar qeveritë e kaluara për gjendjen e krijuar.

Limaj tha se ky narracion është i turpshëm për vendin.

Ai në T7 theksoi se para 20 vitesh Kosova ka qenë shkrumb dhe e shkatërruar, pa asnjë institucion.

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës u shpreh krenar që nga shkrumbi e pluhuri kanë arritur ta sjellin Kosovën deri këtu.

“Ky narracion është i turpshëm për Kosovën. Së pari para 20 vjetëve s’ka pasë kurrgjë Kosova, hiç bash kurrgjë. Para 20 viteve e kemi gjetur Kosovën shkrumb, e shkatërruar. Kosova prej 1999 ka qenë pa asnjë institucion. Në 99-tën ka qenë shkrumb, e shkatërruar. Çka ka pasë për me marrë shembull para 20 vjetve. Çfarë shembulli je duke marrë Ne jemi krenarë që këtë vend nga pluhuri, nga shkrumi, nga okupimi, nga terrori, nga dhuna nga asgjë, dalngadalë, me miqtë tanë ndërkombëtarë, e kemi sjellur ku është sot. Me cilin 20 vjet po bëni krahasim. Ata nuk e njohin historinë e vendit të tyre, nuk kanë lidhje me të kaluarën e vendit të tyrë. Kur ky vend ka qenë shkrum nuk kanë qenë hiç në Kosovë”.

Më herët kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kishte thënë se e kishte gjetur shtetin përtokë.

You may also like