Paqe për Ramazan në Gaza? Premtimi i Bidenit… – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti amerikan Joe Biden tha të hënën mbrëma se Izraeli do të pezullojë “operacionet” e tij ushtarake në Rripin e Gazës gjatë muajit të Ramazanit, si pjesë e një marrëveshjeje ende të negociuar për të shpallur një armëpushim të dytë.

“Ramazani po vjen dhe ka një marrëveshje nga izraelitët që ata nuk do të angazhohen në operacione gjatë Ramazanit për të na dhënë kohë për të liruar të gjithë pengjet”, tha Biden gjatë një intervistë që ka dhënë për rrjetin televiziv NBC.

Katari, Egjipti, SHBA, Franca dhe vende të tjera kanë negociuar një armëpushim të ri javët e fundit, pas atij për të cilin palët ranë dakord në fund të nëntorit.

“Shpresoj që deri të hënën e ardhshme do të kemi një armëpushim”, u tha presidenti amerikan gazetarëve në New York. “Këshilltari im për sigurinë kombëtare (Sr. Jake Sullivan) më thotë se jemi afër, por nuk kemi mbaruar ende,” shpjegoi ai.

“Tendenca është pozitive,” tha një zyrtar izraelit për faqen e lajmeve Ynet, versioni dixhital i gazetës Gedot Aharonot, në kushte anonimiteti.

Sipas një burimi palestinez të AFP-së, po diskutohet një armëpushim gjashtë-javor, një shkëmbim pengjesh izraelitë për të burgosur palestinezë në Izrael dhe mbërritja e më shumë ndihmave humanitare në enklavë.

Në intervistën e tij për NBC, Joe Biden vlerësoi se kjo marrëveshje do të “na japë kohë që të fillojmë të ecim në drejtimin që janë gati të marrin disa vende arabe”, pra në normalizimin e marrëdhënieve të tyre me Izraelin.

“Unë mendoj se nëse mund ta sigurojmë këtë armëpushim të përkohshëm, do të jemi në gjendje të lëvizim në një drejtim që do të na lejojë të ndryshojmë dinamikën,” shtoi ai.

Izraeli “u angazhua” për të larguar me shpejtësi civilët nga Rafah, ose shumë prej tij, përpara se të fillonte operacionet për “eliminimin e pjesës tjetër të Hamasit”, vuri në dukje presidenti amerikan. Megjithatë, ai paralajmëroi se “e vetmja mënyrë që Izraeli të mbijetojë” është arritja e një marrëveshjeje që do të garantojë “paqe dhe siguri për izraelitët dhe palestinezët”.

Përveç kësaj, në sfondin e përshkallëzimit të tensionit midis tij dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu,  Biden gjykoi se nëse Izraeli vazhdon të ketë këtë “qeveri tepër konservatore (…) do të humbasë mbështetjen e të gjithë botës”. /tesheshi.com/

You may also like