Paqarada me shokë eliminon nga Kupa e Gjermanisë Dortmundin

by admin
Spread the love

St Pauli i Paqaradës ka shënuar fitore ndaj Borussia Dortmund me rezultat 2-1, duke i eliminuar nga Kupa e Gjermanisë.

Liderët e Bundesliga 2 e nisën furishëm takimin, duke treguar se nuk janë futur në lojë vetëm për pjesëmarrje.

Marcel Hartel asistoi te Etienne Amenyido që shënoi për epërsinë e St. Paulit prej 1-0.

Axel Ëitsel ishte ai që shënoi në portën e tij për 2-0, rezultat me të cilën u mbyll pjesa e parë. teksa, golin e vetëm për Dortmundin e shënoi Haaland, i cili qe i saktë nga pika e bardhë.

St Pauli kaloi tutje, ndërsa Leart Paqarada luajti për 90 minuta në këtë fitore të madhe dhe u vlerësua me notën 6.9

/Insporti.com

You may also like