Papi, jo kaq i nxehtë se të bezdisin ruskat

by admin
Spread the love

DJ Dagz ndodhet prej disa ditësh në një udhëtim në Dubai, larg partneres së tij Einxhel Shkira dhe vogëlushir Trev. Së fundmi, Dj Dagzi ka ndarë disa poza me ndjekësit në rrjete sociale.

Edhe pse me pushime, duket se partnerja e tij Einxhel nuk ka ndërmend ta lërë të qetë as në pushime. Në një nga komentet e fundit ajo ka shprehur publikisht xhelozi për partnerin.

Në një prej fotove që Dagz ka postuar në Insgagram, vëmendjen e ndjekësve dhe mediave e ka rrëmbyer pikërisht komentet e moderatores. ‘Papi jo kaq hot se të bezdisin ruskat pastaj’- i komenton Einxhel.

Komenti i saj ka bërë që dhe pjesa më e madhe e ndjekësve të replikojnë me komente gazmore.

Një ndjekësi i shkruan: ‘Nuk ka ku gjen si ti, je si shpirt.’ Replikat e moderatores nuk kanë ndaluar me kaq ajo i kthehet ndjekësit. ‘Ke të drejtë le ta bëje jetën e vet burri im’.

You may also like