Papa i bën thirrje Moskës: Ju lutem mos e përdorni grurin si armë lufte

by admin
Spread the love

“Ju lutemi, mos përdorni grurin, ushqimin bazë, si armë lufte”, ky ishte apeli i bërë nga Papa në fund të Audiencës së Përgjithshme.
Papa iu referua bllokimit të eksporteve të grurit për shkak të konfliktit në Ukrainë

Ndërkohë është dita e 98-të e luftës në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara do të furnizojnë Ukrainën me sistemet raketore Himars, të cilat kanë një rreze veprimi prej 80 kilometrash, kjo u raportua nga burime të administratës pasi Joe Biden, në një editorial në Neë York Times, njoftoi dërgimin e sistemeve më të avancuara raketore në Kiev.

BE-ja duket se ka gjetur një marrëveshje për embargon ndaj naftës ruse, paketa e gjashtë e sanksioneve parashikon ndalimin e menjëhershëm të naftës së papërpunuar nga deti.
Sot do të vendoset lista e zezë e paketës së gjashtë të sanksioneve ku dhe Patriarku Kirill mund të përfshihet në këtë listë.
Udhëheqësit e BE-së janë gjithashtu të gatshëm të ofrojnë 9 miliardë euro për nevoja urgjente dhe fillimin e rindërtimit të Ukrainës.

Rruga Press

You may also like