Pano: Më pëlqen Vllaznia, mund të luftojë deri në fundin e kampionatit

by admin
Spread the love

I ftuar në emisionin “TI BO GOL”, Ledio Pano ka dhënë edhe përshtypjet e tij për dy ekipet që do të përballen në orën 17:00, Erzenin dhe Vllazninë. Pano u shpreh se lëvizjet e shumta te Erzeni mund të sjellin edhe pasoja negative, ndërsa për sa i përket Vllaznisë, është një ekip që mund të eci larg.

“Erzeni ka bërë një kampionat shumë të mirë vjet, por e keqja është, jemi mësuar tashmë në Shqipëri që ndryshohet shumë ekipi. Aq më keq sepse është ndryshuar pothuajse i gjithë ekipi i vjetëshëm. Janë afruar rreth 20 lojtarë.

Afrimet janë të shumta, ndryshimet janë të shumta sepse nuk mund të kesh organizimin e Kategorisë së Parë, Superiorja është një nivel tjetër. Afrimet duhen parë në fushë, fusha tregon gjithçka.

Afrimi i Malës është një plus për Vllazninë. E rëndësishme është që Mala bën stërvitje me Vllazninë dhe Josa donte që ta kishte në formacion, por mundësia ishte e ulët. Mua më pëlqeu Vllaznia në Kupat e Europës dhe tregoi se ka forcat e duhura për të luftuar deri në fundin e kampionatit”. /oversport.tv

You may also like