Pandeli Majko kundër Ramës: “Open Balkan” nuk ka prodhuar asgjë, përveç disa takimeve

by admin
Spread the love

Ish-deputeti socialist Pandeli Majko, e shikon projektin “Open Balkan” si një iniciativë që ka prodhuar vetëm takime, ku në një intervistë për Euronews, Majko tha se nuk sheh asgjë tjetër nga nisma.

“Shqipëria dhe Kosova nuk duhet t’i lejojnë vetes që t’i ofrojnë statusin e viktimës palës tjetër, kur them palës tjetër, e kam fjalën për Beogradin. Të jem i sinqertë ‘Open Balkan’ thjesht një iniciativë 3-palëshe që nuk ka prodhuar asgjë përveç disa takimeve”, tha Majko.

Majko ka folur edhe për zhvillimet në kampin opozitar, ku theksoi se nuk ka shpresa që Partia Demokratike të bëhet siç ka qenë dikur, por që është e nevojshme të ringrihet, sepse duhet frymë opozitare në vend.

Nuk kam ndonjë shpresë të madhe që PD do të jetë siç ka qenë, por të paktën të ndërtohet marrëdhënia politike, unë shikoj që në Parlament degradimi dallohet nga cilido besoj. Mendoj që është dramë politike që të japë dorëheqjen kryetari i opozitës pas 9 vitesh. Në këtë kontekst përgjegjësia e atij që qeveris dyfishohet, nuk besoj që është koha të themi se mbase PS-ja ka nevojë për katarsis. Jemi në pozitën, si të themi, i ka mbetur pushteti në dorë dhe duhet të shmangë me një koefiçent të caktuar, të marrë përsipër që të bëjë edhe opozitën sepse është një fenomen i munguar, kolegët e mi në opozitë e kanë mendjen të merren me njëri-tjetrin”,– tha Majko./Shqip

You may also like