Palomino: Të mposhtim Napolin për të shpresuar vendin e katërt

by admin
Spread the love

Mbrojtësi i Atalantas, Jose Luis Palomino, ka folur për kanalin zyrtar të Atalantas, duke analizuar rikthimin në fushë në Europa League dhe ndeshjen kundër Napolit në kampionat.

“Europa League? Çdo hap përpara bëhet gjithnjë e më i vështirë. Jemi të kënaqur me vendin ku kemi arritur, shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të kalojmë turin në Europë dhe në kampionat. Megjithatë, unë preferoj të mendoj ndeshje pas ndeshje”.

SFIDA NDAJ NAPOLIT- “Ne do të përballemi me një ekip të mirë dhe shpresojmë të zhvillojmë një ndeshje të bukur sepse do të jetë një shtysë e madhe për të vazhduar të mendojmë për vendin e katërt. Ne duhet të përpiqemi të përsërisim gjërat e mira që bëmë në ndeshjen e parë, ku arritëm të fitonim në shtëpi”. /oversport.tv

You may also like