Palmeiras njeh kundërshtarin, Al Ahly në gjysmëfinalet e Botërorit të Klubeve

by admin
Spread the love

Al Ahly ka mposhtur 1-0 Monterrey në stadiumin “Al Nahyan” të Abu Dhabit, në sfidën çerekfinale të Botërorit të Klubeve. Një gol i Hany në fillimin e pjesës së dytë ka vulosur rezultatin e kësaj sfide.

Ndeshja ka qenë e luftuar, por egjiptianët kanë arritur që të ruajnë avantazhin dhe falë këtij suksesi janë kualifikuar për në gjysmëfinalet e kompeticionit, ku do të ndeshen me brazilianët e Palmeirasit.

Në gjysmëfinalen tjetër, Chelsea do të përballet me fituesin e sfidës Al Hilal-Al Jazira, që do të luhet nesër në orën 17:30. / Oversport.tv

Botërori i Klubeve / Çerekfinale

Al Ahly-Monterrey 1-0

Hany 54’

You may also like