Palestinezi me famë luftarake shuhet në burgun izraelit – Shqip

by admin
Spread the love

Një palestinez i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Izrael, vdiq nga kanceri në burgun izraelit ku po mbahej.

Nasser Abu Hamid, bashkëthemelues i Brigadës së Martirëve al-Aksa, dega e armatosur e lëvizjes Fatah të presidentit palestinez Mahmud Abbas, ishte dënuar për vrasjen e shtatë izraelitëve dhe planifikimin e sulmeve të tjera. Ai po vuante një dënim të përjetshëm dhe ishte në burg që nga viti 2022.

Abbas akuzoi Izraelin për neglizhencë të nevojave mjekësore të Abu Hamidit dhe se ishte përgjegjës për vdekjen e tij, njoftoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA.

Shërbimi i Burgjeve të Izraelit theksoi se 50-vjeçari Abu Hamid po merrte “trajtim të ngushtë dhe të vazhdueshëm” për kancerin e mushkërive.

Pasi ra në koma, Shërbimi i Burgjeve lejoi që familja e tij ta vizitonte shkurtimisht të hënën në prani të rojeve të burgut, tha nëna e tij për radiostacionin Zëri i Palestinës.

“Faleminderit Zotit që unë dhe vëllezërit e tij arritëm ta shihnim dhe t’i përshëndesnim”, shtoi ai, ndërsa theksoi se shpreson që trupi i tij t’i jepet familjes për varrim.

Në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, Abbas tha se palestinezët po i thoshin “të burgosurit heroik Nasser Abu Hamid dhe shokëve të tij se agimi po vjen dhe ka ardhur koha për të thyer zinxhirët e tyre“. /tesheshi.com/

You may also like