Paguajmë hotelin luksoz dhe shih… – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Hajdutët kanë goditur hotelin luksoz me 5 yje ku qëndron Lionel Mesi në Francë. Ylli argjentinas nuk e ka vendosur ende shtëpinë e re ku do të jetojë së bashku me gruan dhe fëmijët e tij, por ngjarjet e fundit do t’i përshpejtojnë edhe më tepër hapat.

Disa hajdutë të maskuar kanë hyrë në hotelin ku qëndronte Mesi duke hipur përmes ballkonit. Ata kanë vjedhur një gjerdan me vlerë 4000 euro dhe vathë që kushtonin 750 euro. Gjithashtu do të mernin edhe para në vlerën e 3000 eurove.

Në raportin e parë thuhet se banesa ku qëndronte Lionel Mesi nuk është prekur, por është vjedhur një tjetër dhomë. “Ti paguan kaq shumë në një hotel luksoz për rehati dhe siguri, pastaj të hyn dikush në dhomë dhe të grabit”, tha gruaja që pësoi dëmin e madh. Kështu për të qëndruar në hotelin “Le Royal Monceau”, Lionel Mesi paguan në suitën e tij rreth 17.000 euro nata. /Shqip/

You may also like