Pagliuca tremb Atalantën, bën një ofertë zyrtare për të blerë Chelsean

by admin
Spread the love

Qarkullonin zëra gjatë ditëve të fundit, por tashmë gjithçka është zyrtare. Stephen Pagliuca, që vetëm disa javë më parë bleu 55% të aksioneve të Atalantës, ka shfaqur zyrtarisht interesin e tij për të blerë klubin e Chelsea, që ka dalë në shitje pas sanksioneve që qeveria britanike i vendosi ish-pronarit rus, Roman Abramovich.

Kandidatura e tij për klubin londinez do të prezantohet para afatit të fundit që është dita e enjte. Nëse operacioni do të mbyllet me sukses, atëherë Pagliuca do të ishte i detyruar të shiste ose zvogëlonte aksionet e tij tek Atalanta.

Rregullat e UEFA-s thonë qartë që dy ose më shumë klube që marrin pjesë në një kompeticion të UEFA-s nuk mund të kontrollohen direkt ose indirekt nga i njëjti ent apo person. / Oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club Facebook

You may also like