Pagesat për agjentët e lojtarëve, sa kanë shpenzuar ekipet e Serie A

by admin
Spread the love

Pagesat për agjentët e lojtarëve në Serie A janë kthyer në një problem për klubet pasi shumë marrëveshje janë prishur për shkak të komisioneve të larta. Vetëm në vitin 2021, komisionet e paguara nga ekipet e Serie A janë rritur me 26% në raport me vitin 2020.

Kështu, Calcio&Finanza ka bërë një analizë se sa kanë shpenzuar klubet e Serie A gjatë vitit 2021 për agjentët e lojtarëve. Kështu, në total janë shpenzuar rreth 174 milionë euro, me një mesatare prej 8.7 milionë eurosh në vit.

Raporti përfshin negociatat për blerjet e reja, shitjet ose rinovimet e kontratave. Vitin e kaluar, Juventusi pagoi pothuajse 30 milionë euro për agjentët, e ndjekur nga Interi dhe Roma. Ka një hendek të madh midis tre klubeve që kanë shpenzuar më shumë dhe klubeve të tjera. Milani është i katërti me pak më shumë se 12 milionë euro.

Napoli që renditet i dyti në tabelën e klasifikimit, për sa i përket pagesës së agjentëve renditet i teti me pothuajse 7 milionë euro. Lazio nga ana tjetër renditet e 12-ta me me vetëm rreth 5 milionë euro shpenzime për agjentët.

Lista e plotë:

  1. Juventus – 28.914.175 euro
  2. Inter – 27.512.882 euro
  3. Roma – 25.962.250 euro
  4. Milan – 12.567.884,67 euro
  5. Atalanta – 8.353.775 euro
  6. Fiorentina – 8.256.475 euro
  7. Sampdoria – 7.227.645,10 euro
  8. Napoli – 6.906.264,11 euro
  9. Sassuolo – 6.817.361,37 euro
  10. Udinese – 5.820.175,61 euro
  11. Cagliari – 4.979.275 euro
  12. Lazio – 4.716.477,29 euro
  13. Genoa – 4.678.770 euro
  14. Verona – 4.539.516,75 euro
  15. Bologna – 3.961.288,80 euro
  16. Empoli – 3.631.850 euro
  17. Torino – 3.492.116 euro
  18. Spezia – 2.391.278,14 euro
  19. Venezia – 1.859.570,25
  20. Salernitana – 1.242.844,59

You may also like