Paga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut është 36 465 denarë në muaj

by admin
Spread the love

Rroga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut është 36 465 denarë në muaj, duke shënuar një rritje prej 16.1 përqind në krahasim me majin e vitit të kaluar. Në disa sektorë rroga mesatare është trefishi i rrogës mesatare në vend.

Rrogë mesatare më të madhe në Maqedoninë e Veriut kemi te sektori i programimit kompjuterik me 93 536 denarë në muaj, veprimtaritë e menaxhimit (59 562), ndërsa 58 834 denarë për veprimtaritë tjera profesionale, shkencore dhe teknike. Enti sqaroi që rritja e rrogës mesatare në Maqedoninë e Veriut vjen si rezultat i rritjes së pagës për 25.5 përqind në sektorin për shërbime administrative dhe mbështetëse (25.5%), te veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike për 21.4% dhe 18.8 përqind te veprimtaritë financiare dhe të sigurimit.

Ndwrkaq, sektori që paguhet më pak është Veprimtaria e sigurie dhe hetimit me një rrogë mesatare mujore prej 22 183 denarë, pastaj vijnë shërbimet lidhur me mirëmbajtjen e ndërtesave (22 873) dhe prodhimi i lëkurës (24 214).

MARKETING




You may also like