Paditën ish-kryetarin e FC Vushtrrisë, Bajrush Kajtazin – shtatë lojtarë fitojnë pagat e prapambetura

by admin
Spread the love

Shtatë lojtarë kanë fituar drejtësinë kundër ish-kryetarit të klubit futbollistik Vushtrria, Bajrush Kajtazi.

Fjala është për portierin Petrit Tahirin dhe futbollistët Kujtim Pantina, Daut Maxhuni, Dior Zabërgja, Bashkim Shala, Ismet Caka dhe Bajram Zuqaku.

Gjatë sezonit 2019/20 ish-kryetari i Vushtrrisë, Bajrush Kajtazi nuk i ka kryer obligimet ndaj këtyre futbollistëve dhe të gjithë këta lojtarë kanë ndjekur procedurën ligjore për t’i fituar obligimet e tyre që klubi ka pasur ndaj tyre.

Kajtazi nuk i ka kryer asnjë futbollisti obligimin, por që vetëm shtatë prej tyre kanë dërguar ankesë.

Tani pas plot dy vite shtatë futbollistët kanë fituar gjyqin ndaj Kajtazit dhe ish-kryetari tani me t’u marrë vendimi ka kryer obligimet shtatë lojtarëve.

Këtë e ka bërë të ditur edhe portieri Petrit Tahiri, i cili me anë të një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se me ndihmën e avokatit Kastriot Feka kanë fituar gjyqin ndaj Kajtazit dhe tani borxhet janë shlyer të gjitha.

Vlera e paguar është 15 mijë eurove ndaj shtatë lojtarëve. /Gazeta Olle

You may also like