Pacolli: Së bashku jemi më të ditur e më të fortë – Kosova mbi të gjitha

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka reaguar pas dakordimit të zbatimit të marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel.

Pacolli tha se duhet të t’i lënë anash inatet e lavdatat dhe së bashku t’i drejtohemi të ardhmes.

“U bëj thirrje të gjitha partive politike, shoqërisë civile dhe çdo qytetari që të mbështes qeverinë në zbatimin me përgjegjësi të detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje. Nga ana tjetër, kryeministri duhet të kuptojë se bashkëpunimi me faktorë të tjerë në Kosovë është i pashmangshëm”, tha Pacolli.

“Kosova mbi të gjitha”, theksoi ai.

Të shtunen në Ohër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, u dakorduan që të zbatojnë marrëveshjen e 27 shkurtit.

Takimi mes tyre u mbajt me ndërmjetësimin e kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe atij amerikan Gabriel Escobar/ Klankosova.tv

You may also like