Pacolli reagon për lajmin për ‘’ujin me grushta’’ por nuk reagoi në intervistë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka dalur me një reagim në të cilin thotë se Klankosova.tv, i ka devijuar deklaratën, për ‘’ujin me grushta’’ gjatë intervistës së saj televizive në Edicionin Special.

Klankosova.tv sqaron se titulli i lajmit është ndryshuar për shkak të korrektësisë ndaj saj, meqë ajo nuk e ka thënë se do të pihet ujë me grushte, por e ka pohuar një gjë të tillë, kur është pyetur nga moderatori, Shkodran Gajraku.

Pra, ajo nuk reagoi gjatë intervistës për deklaratën që dha, teksa fakti qëndron se Fitore Pacolli, e pranon se mund të pihet ujë edhe me grushte, nga ajo fontanë për të cilën po diskutohej.

E përgjigjien me citatin e saj të plotë e gjeni nga minuta 1.39 e tutje.

 

 

You may also like