Pa Xherdan Shaqirin nuk ka gjallëri! Mediumi zviceran: Problemi është theksuar

by admin
Spread the love

Xherdan Shaqiri është shtyllë e kombëtares së Zvicrës!

Pa Shaqirin sulmi i Zvicrës nuk e ka gjallërinë

Kjo u pa mbrëmë në Dublin ku Shaqiri shënoi gol nga gjuajtja e lirë dhe për fitoren e Zvicrës në miqësore, me rezultat 1:0 ndaj Irlandës.  

“Kur Murat Yakin mori detyrën në vitin 2021, ai u ngarkua gjithashtu me inicimin e ndryshimeve në kombëtare. 80 ditë para fillimit të Kampionatit Europian, duket qartë se ndërrimi i brezit po ngec. 

Ish – shpresat si Fabian Rieder dhe Ardon Jashari janë më larg skuadrës se sa ishin në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Noah Okafor dhe Zeki Amdouni, të cilët e nisën shkëlqyeshëm karrierën e tyre në kombëtare nën drejtimin e Yakin, nuk i përkasin ende klasës së lartë ndërkombëtare. Dan Ndoye është një rreze e vogël shprese.

Pra, u takon edhe një herë veteranëve. Brezi rreth Sommer, Xhakës, Shaqirit dhe Co ka arritur në fazën eliminatore në çdo finale që nga viti 2014. 

Problemi është theksuar dhe për shkak të mungesës së golave, shpresa të zbehta për Kampionatin Evropian sërish mund të kenë edhe Steven Zuber dhe Haris Seferoviq.

Ata gjithashtu i përkasin gardës së vjetër dhe gjithashtu kanë luftuar shumë beteja me kombëtare.

“Nuk ka lojtarë të rinj dhe të vjetër, vetëm lojtarë të mirë dhe të dobët”, – tha një herë Otto Rehhagel. Kjo vlen edhe për ekipin kombëtar  veçanërisht në një kampionat evropian”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.

You may also like