Osmani voton e shoqëruar nga vajzat, bën thirrje për daje në zgjedhje e respektim të masave

by admin
Spread the love

Presidentja e vendit, Vjosa
Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti i tij dhe dy vajzat ka votuar në Fakulteti
Teknik, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Para gazetarëve, e para e vendit,
ka ftuar qytetarët që të dalin masovikisht që të votojnë, në ndërkohë t’i
respektojnë masat anti-Covid.

“Sot qytetarët pa dallim
votojnë për kualitetin dhe udhëheqësin e tyre që do ta determinojnë jetën që
ata jetojnë. Ftoj të gjithë qytetarët të dalin të votojnë dhe njëkohësisht ftoj
t’i respektojnë masat”.

“Shpresoj që zgjedhjet të kalojnë
pa asnjë incident dhe ju uroj që edhe juve medieve sepse do të jetë ditë e
gjatë, poashtu ftoj që qytetarët t’i respektojnë masat anti-Covid në
përgjithësi”, u shpreh Osmani.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve
që kanë aplikuar në këto zgjedhje është 4.920, ku  165 prej tyre do të jenë kandidatë për
kryetarë komunash.

Edhe prokuroria e shtetit ka
krijuar mekanizmat për një proces të mirëfilltë me mision mbrojtjen e votës së
qytetarit.

Prokuroria ka njoftuar se ka 80
prokurorë kujdestar në 38 komunat e Kosovës ku nëse do të ketë keqpërdorim të
votës, prokuroria dhe policia do të ndalojnë dhe arrestojnë qytetarët, por edhe
ata që e mundësojnë këtë.

Po ashtu edhe policia ka krijuar
urdhër-planin operativ në nivel vendi për mbajtjen e rendit dhe qetësisë për
sigurimin e vendvotimeve, qendrave të votimit, sigurim dhe shpërndarje të
materialit sensitiv me 3553 policë të cilët do të jenë të angazhuar në ditën e
zgjedhjeve.

Edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka deklaruar se ka 35 gjyqtarë, kujdestar në nivel vendi do të jenë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve.

You may also like