Osmani takohet me kryeministrin e Katarit, zotohen për thellim të bashkëpunimit

by admin
Spread the love

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, është takuar me kryeministrin e Katarit, Sheikh Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al Thani, gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Dohas.

Presidentja ka vlerësuar lart marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve. Në kontekstin e Forumit të Dohas, Presidentja Osmani ritheksoi përpjekjet e përbashkëta të Kosovës dhe Katarit si dy vende paqedashëse, gatishmërinë për t’i adresuar sfidat bashkëkohore.

Presidentja falënderoi kryeministrin për mbështetjen ndaj Kosovës që nga paslufta, duke përfshirë realizimin e projekteve të ndryshme të financuara nga populli dhe shteti i Katarit. Po ashtu, Osmani shprehu gatishmërinë e institucioneve kosovare të thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Shtetin e Katarit, përcjell Klankosova.tv

Ajo vlerësoi rolin e rëndësishëm të Katarit në mbështetjen e Kosovës në iniciativa të ndryshme ndërkombëtare.

Ajo potencoi nevojën për të avancuar bashkëpunimin diplomatik duke u anëtarësuar edhe në organizata ndërkombëtare në të cilat Kosova akoma nuk është përfaqësuar si dhe duke e rritur numrin e njohjeve për pavarësinë e vendit.

You may also like