Osmani përkujton 23-vjetorin e Masakrës së Shtuticës, Verbovcit e fshatrave përreth Drenasit

by admin
Spread the love

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të shtune ka përkujtuar 23-vjetorin e Masakrës në Shtuticë, Verbovc e fshatrat përreth Drenasit, ku u ekzekutuan 275 fëmijë, pleq, gra e burra nga regjimi serb.

Ajo, gjithashtu kujtoi edhe rënien e 40 ushtarëve të UÇK-së në krye me heroin Ilaz Kodra, që atë ditë ranë në mbrojtje të popullsisë civile.

“Për të vrarët do të kërkojmë çdoherë drejtësi, sepse krimet e regjimit gjenocidal serb herët e vonë do të dalin para drejtësisë. Të masakruarit në Shtuticë, Vërbovc dhe fshatrat përreth do t`i kujtojmë përherë për t`ia ditë vlerën lirisë”, ka thënë Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se figurat si heroi Ilaz Kodra, si ushtar i hershëm i lirisë e bashkëveprimtar i komandantit Adem Jashari, janë jo vetëm strategë të lirisë, por edhe frymëzues për rëndësinë e shtetit.

“Ilaz Kodra ishte trimi i paepur që me stoicizmin e tij i doli në mbrojtje bashkëfshataravëve, ra heroikisht që ne ta përkujtojmë përjetësisht”, është  shprehur Osmani.

You may also like