Osmani për puthjen e dorës nga hoxha: Gjesti i tij ishte një shprehje respekti ndaj duarve të një kirurgu që ka shpëtuar jetë, jo ndaj një politikani

by admin
Spread the love

Kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani ka komentuar fotografinë që u shpërnda në rrjetet sociale, e ku shihet se si një hoxhë atij ia puthë dorën.
“Dje, gjatë tubimeve të fushatës, një foto ku një zotëri i moshuar më puthi dorën u përhap gjerësisht në internet. Dua të sqaroj se ky zotëri është një hoxhë i respektuar 84-vjeçar, Isnija Topalovski, , hafëzi më vjetër në Dollneni që ka shërbyer në xhaminë lokale të fshatit Debresh të Dollnenit për 65 vjet. Së fundmi, ai ka pasur një intervenim mjeksor, dhe gjesti i tij ishte një shprehje respekti ndaj duarve të një kirurgu që ka shpëtuar jetë, jo ndaj një politikani. Shpresoj që të gjithë ata që janë nxituar të gjykojnë pa pasur informacion të plotë, do të kërkojnë falje ndaj zotërisë dhe ndjej keqardhje që kjo fotografi është keqinterpretuar dhe shkaktuar bezdisje për të. Le të vlerësojmë dhe respektojmë kontributin dhe qëndrueshmërinë e njerëzve si ai në shoqërinë tonë”, ka shkruar Osmani.

MARKETING



You may also like