Osmani: Një nga diplomatët më me përvojë të Ministrisë së Punëve të Jashtme do të jetë ambasador në Sofje

by admin
Spread the love

Një nga diplomatët më me përvojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të dërgohet si ambasador në Sofje. Qeveria e pranoi propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për ambasador në Bullgari dhe i’a dërgoi presidentit të vendit, njoftoi sot pas konferencës për media ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

“Ambasadori në Sofje do të jetë një nga diplomatët më me përvojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe qëllimisht është vendosur që të dërgohet një diplomat me përvojë në Sofje në kushtet kur duam të rikthejmë besimin dhe të kapërcejmë mosmarrëveshjet. Mirëpo, nuk mund të komentoj për emrin derisa të arrihet marrëveshja, por kërkesa për marrëveshje, që do të thotë se miratim nga presidenti, është pranuar dhe tashmë është dërguar në Ministrinë e Jashtme bullgare”, tha Osmani.

Në fillim të kësaj jave, disa media maqedonase përmendën emrin e Agnesa Rushiti si ambasadore në Sofje, e cila është një diplomate karriere dhe aktualisht është shefe e misionit maqedonas në BE në Bruksel që nga viti 2018.

Maqedonia e Veriut është pa ambasador në Bullgarinë fqinje që nga prilli i vitit 2020, pasi ushtruesi i detyrës së ambasadorit ishte Vladimir Krstevski.

You may also like