Osmani: Nga vullneti i të dyja palëve varet fati evropian i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në “Programi 200”, tha se shkaku i Maqedonisë po bllokohet Shqipëria dhe i gjithë rajoni në procesin e integrimeve. Ai, theksoi sonte se nga vullneti i të dyja palëve varet fati evropian i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Në procesin e integrimeve jemi të bllokuar, dhe për shkak neve është edhe Shqipëria e bllokuar, i tërë rajoni është i bllokuar për shkak të kësaj çështjeje, dhe nga vullneti i të dyja palëve varet fati evropian i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, dhe barra e këtyre dy palëve që bisedojnë është shumë më e madhe se vetëm tejkalimi i dallimeve ndërmjet dyja vendeve.

Vullnet të mirë pashë, dinamikë kemi vendosur, kalendarë kemi definuar, strukturën e kemi përcaktuar, tani na mbetet të vazhdojmë me këtë dinamikë”, tha Osmani.

You may also like