Osmani në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë: E rëndësishme që të kemi paqe në botë

by admin
Spread the love

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një organizim i pari i këtij lloji, është e rëndësishëm për njerëzimin në përgjithësi.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, e para e shtetit ka falënderuar partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për ndihmën në organizimin e këtij eventi.

“Ne besojmë që nëse i njohim
praktikat e partneritetit, çdo fëmijë do të na jep kontributin që të ndërtojmë
një botë paqësore. Pjesëmarrja dhe vetëbesimi është mbushur me liderë ekspertë
nga e gjithë bota, të cilët e kanë mësuar mësimin e tyre për botën si një botë
të sigurt. Dua t’i falënderoj miqtë që e kanë bërë këtë Forum të gjitha
institucionet kosovare dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, u shpreh Osmani.

Përgjatë dy ditëve sa do të zgjasë
ky Forum, folës, panelistë e diskutues të tjerë do të debatojnë në temën bosht
“Ndërtimi i Aleancave për Paqe të Qëndrueshme”.

You may also like