Osmani në Bruksel në takim me Stoltenbergun

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në selinë e NATO-s në Bruksel do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Takimi i Osmanit me njeriun e parë të NATO-s është në kuadër të vizitës njëditore të punës të shefit të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut në Bruksel.

Siç lajmëroi raportuesi special i MIA-s nga Brukseli, Osmani do të ketë takim edhe me këshilltarin kryesor për Politikë të Jashtme në Kabinetin e kryetarit të Këshillit të BE-së, Sharl Mishel, Simon Mordju dhe me këshilltaren për Politikë të Jashtme përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor dhe Migracion, Maja Kocijançiq.

Ministri Osmani do të marrë pjesë edhe në brifing në Qendrën për Politika Evropiane me temë “Maqedonia e Veriut dhe BE-ja: Lëvizja drejt integrimit më të madh?”, në të cilën do të ketë një fjalim hyrës, pas së cilës do të ketë diskutim dhe shkëmbim të mendimeve me të ftuarit e pranishëm.

Vizitën e punës në Bruksel, Osmani do ta përfundojë me praninë si mysafir nderi  në pritjen që me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e organizojnë misionet tona në BE dhe NATO dhe Ambasada e vendit në Belgjikë.

Në pritje është paralajmëruar edhe prania e sekretares shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu-Halili.

MARKETING




You may also like