Osmani: Lufta kundër Hamasit nuk e përjashton respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe humanitar, cilivët duhet të mbrohen

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani është shfaqur i shqetësuar pas paralajmërimeve të Izraelit se mund të zgjerojë operacionin ushtarak edhe në qytetin kufitar Rafah. Osmani thotë se kjo mund të çojë në një katastrofë humanitare.

“I shqetësuar thellë për paralajmërimin rreth zgjerimit të operacionit ushtarak drejt qytetit kufitar Rafah, ku kanë gjetur strehim mbi 1.3 milionë qytetarë të Gazës. Kjo mund të çojë në një katastrofë humanitare, duke marrë parasysh faktin se për shkak të kufirit të mbyllur me Egjiptin, rruga drejt jugut është e pamundur.

Lufta kundër Hamasit nuk e përjashton respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe humanitar. Civilët duhet të mbrohen.

Bëj thirrje për rikthim urgjent të negociatave, të cilat do të lejojnë lirimin e pengjeve dhe do të hapë rrugën për gjetjen e paqes së qëndrueshme”, ka deklaruar Osmani. /SHENJA/

MARKETING



You may also like