Osmani ka takuar Komisioneren për të Drejta të Njeriut në Këshillin e Evropës

by admin
Spread the love

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur në takim Komisioneren për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatoviq.

Në njoftimin e lëshuar nga presidenca thuhet se në takim me Mijatoviq, Osmani ka përmendur progresin e institucioneve të vendit në garantimin, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë, duke përfshirë kornizën kushtetuese dhe ligjore, e cila është shumë e avancuar dhe plotësisht e harmonizuar me të gjitha konventat ndërkombëtare.

Osmani dhe Mijatoviq kanë diskutuar edhe për përpjekjet e vazhdueshme të shtetit tonë në luftimin e dhunës në familje, avancimin e të drejtave të grave dhe komuniteteve joshumicë dhe avancimin e sundimit të ligjit.

Presidentja i ka përmendur edhe rëndësinë që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës si hap i rëndësishëm për fuqizimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut, duke theksuar se Kosova është mishërim i vlerave, të cilat i përfaqëson Këshilli i Evropës.

You may also like