Osmani emëron Learta Hollajn shefe të stafit – Shqip

by admin
Spread the love

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Shefe të Stafit, Learta Hollajn, e cila deri tani ka mbajtur postin e zëvendësshefes së Stafit të presidentes.

Learta Hollaj i është bashkuar ekipit të Osmanit katër vjet më parë, fillimisht si këshilltare e kryetares së Kuvendit të Kosovës, e pastaj si zëvendës shefe e stafit të presidentes, thuhet në njoftimin e presidencës, njofton klankosova.tv.

“Përgjatë kësaj periudhe, angazhimi i znj. Hollaj ka qenë i fokusuar në politikën e jashtme, politikat në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, sektorin e energjisë, si dhe në avancimin e agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Znj. Hollaj ka një përvojë disavjeçare në shoqërinë civile në Kosovë, me ekspertizë në qeverisjen demokratike, sektorin e energjisë, mbrojtjes së mjedisit dhe hulumtimit e avokimit në fushën e politikave publike”.

“Studimet bachelor, znj. Hollaj, i ka mbaruar në RIT Kosova në Prishtinë, ndërsa ato master në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest”.

Osmani e ka falënderuar Hollajn për angazhimin e deritashëm në pozitën e zv. Shefes së Stafit dhe i ka uruar sukses në përmbushjen e objektivave të presidentes dhe Kabinetit të saj nga pozita e sapoemëruar.

You may also like