Osmani e Kurti kundër Blerim Jusufajt, presidentja s`pritet ta dekretoj!

by admin
Spread the love

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sipas të gjitha gjasave nuk do ta dekretoj për kryeprokuror të shtetit, Blerim Isufaj, i cili ishte votuar unanimisht nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kështu ka mësuar Gazeta
Blic nga burime të afërta me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Këto burime kanë
saktësuar se pos Osmanit, kategorik kundër Isufajt është edhe kryeministri i
vendit, Albin Kurti.

“Pos Osmani, edhe Kurti
është kundër dekretimit të Isufajt për kryeprokuror të shtetit”, tha ky burim,
duke bërë të ditur se ditëve në vijim e para e shtetit do të dalë me arsyetimin
për mos dekretimin e Blerim Isufajt.

Gazeta Blic ke tentuar të
marrë përgjigje zyrtare nga Presidenca e Kosovës, por që ata nuk kanë dashur të
flasin në lidhje me rastin e dekretimit të kryeprokurorit.

Ndërsa presidentja e
vendit, Vjosa Osmani, ditë më parë ka thënë se do të studiohet çdo detaj para
vendimit për dekretimin të Kryeprokurorit të shtetit.

“Nuk është vendim i cili
merret shkel e shko. Kryeprokurori në sistemin tonë të drejtësisë ka rol kyç në
vendosjen e drejtësisë, prandaj edhe do të studiohet secili detaj”, kishte
theksuar ajo.

Nga Vetëvendosje edhe
publikisht e kanë akuzuar Blerim Isufajn, si pjesë e kapjes së shtetit.

Deputeti i kësaj partie,
Adnan Rrustemi në ditën e zgjedhjes së Blerim Isufajt kryeprokyuror nga ana e
Këshillit Prokurorial, kishte shkruar se ende shteti i Kosovës është i kapur.

“Pardje Rrahman Jashari
në arsim dhe sot Blerim Isufaj në kryeprokurori e Agim Ademi në futboll
tregojnë që ende është i kapur përbrenda shteti i Kosovës. Akoma kemi shumë
punë që ndryshimi i madh popullor i 14 shkurtit 2021 të bëhet edhe demokratizim
i shtetit tonë”, ka shkruar Rrustemi në rrjetin social Facebook”, kishte
shkruar ai.

Zgjedhja e Isufajt nga
KPK si kryeprokuror kishte nxitur reagime të shumta.

Shefi i Zyrës së
Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka cilësuar zhgënjyes veprimin e
Këshillit Prokurorial i Kosovës (KPK), i cili në mbledhjen e 212-të të
mërkurën, ka votuar unanimisht për Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të
Shtetit, i cili është propozuar për dekretim tek presidentja.

Përmes një postimi në
Twitter, Szunyog kishte theksuar se pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të
Bashkimit Evropian, për të siguruar një përzgjedhje të drejtë dhe të bazuar në
meritokraci, KPK po e përmbyll procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të
Shtetit, duke i shpërfillur këto parime.

“Përkundër thirrjeve të
vazhdueshme të Bashkimit Europian për të siguruar një zgjedhje të drejtë,
transparente dhe të bazuar në merita për Kryeprokuror të Shtetit, Këshilli
Prokurorial i Kosovës e përmbylli procesin e përzgjedhjes duke shpërfillë këto
parime. Jemi të habitur dhe të zhgënjyer me këto veprime të KPK-së”, shkruan
shefi i Zyrës së BE-së.

You may also like