Osmani dekoron post mortem 5 ushtarakë të Brigadës së UÇK-së 138 “Agim Ramadani”

by admin
Spread the love

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të përvjetorit të Betejës së Koshares, sot ka dekoruar post mortem me Medalje Presidenciale pesë ushtarakë të Brigadës së UÇK-së 138 “Agim Ramadani”.

Sipas propozimit të përfaqësuesve të Brigadës, Presidentja Osmani, për trimërinë e dëshmuar gjatë Betejës së Koshares dhe kontributin pas luftës, ka dekoruar ushtarakët: Adem Dahri, Afrim Beka, Arben Sejdiu, Faik Gashi dhe Skënder Rexhëahmetaj, thuhet në një komunikatë për media.

Dekoratat iu ndanë familjarëve të luftëtarëve në praninë e komandantëve të Brigadës 138.

Presidentja Osmani ka çmuar kontributin e luftëtarëve të UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë  e vendit dhe ka theksuar se liria e Kosovës mbanë emrin e secilit prej tyre.

“Ndihem e nderuar që në këtë përvjetor të lavdishëm si presidente dekoroj me medalje pesë luftëtarë të shquar të Brigadës “Agim Ramadani”. Kontributi dhe sakrifica e tyre do të jenë udhërrëfyes për brezat dhe  tregues i vlerës së lirisë që e gëzojmë”, është shprehur Osmani.

Familjarët kanë falënderuar Presidenten Osmani dhe kanë thënë se kjo dekoratë ka vlerë të veçantë në këtë përvjetor të Betejës së Koshares.

Manifestimi kushtuar përvjetorit të 23-të të Betejës së Koshares, pritet të mbahet të shtunën (9 prill) nën patronazhin e Presidentes Osmani.

 

You may also like