Osimhen: Shpresoj të trajnohem gjatë nga Spalletti, Mertens është një mentor

by admin
Spread the love

Për mikrofonat e Radio Kiss Kiss Napoli, Victor Osimhen bën një bilanc të sezonit që tashmë është në përfundim, si dhe flet pa e konsideruar në asnjë moment largimin e tij nga Napoli. Ai komentoi kështu rritjen e tij prefesionale, trajnerin Spalleti, si dhe shokët e ekipit.

“Jemi shumë të zhgënjyer për këtë sezon. Jemi më të zhgënjyer edhe se tifozët, sepse kishim mundësi të fitonim titullin, por dua t’u them atyre që të qëndrojnë të qetë sepse vitin tjetër do të luftojmë sërish për Scudetton. Objektivi jonë këtë vit ishte të kualifikoheshim në Champions League”.

SPALLETTI- “Dua ta falenderoj shumë, më ka ndihmuar në rritjen time si futbollist. Dua të falenderoj gjithashtu edhe stafin që më ka ndihmuar të shënoj kaq shumë gola. E kam kuptuar që jam trajnuar nga një trajner me vlera të mëdha, shpresoj që të vazhdoj të trajnohem nga ai për një kohë të gjatë”.

INSIGNE- “Kam pasur mundësinë të takohem me të edhe jashtë fushe, është një njeri i këndshëm. Për të ishte shumë e vështirë të largohej nga klubi, por i takon atij për të vendosur për të ardhmen. I uroj më të mirën në aventurën e tij të re sepse profesionalizmi i tij është një shembull për të rinjtë”.

MERTENS- “Është një kënaqësi që të luaj së bashku me të, për mua ai është një mentor. Edhe kur ai ishte në pankinë më jepte shumë këshilla. Jam gjithashtu i lumtur që po luaj me lojtarë si Politano dhe Zielinski”. /oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli, Twitter

You may also like