Osimhen: Ishte një përgjigje e fortë, duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet

by admin
Spread the love

Napoli mori tre pikë shumë të rëndësishme në transfertë kundër Veronës falë dygolëshit të sulmuesit Victor Osimhen. Ishte pikërisht ky i fundit që pas ndeshjes u ndal përpara mikrofonave të DAZN për të komentuar.

“Pas humbjes ndaj Milanit, që na lëndoi shumë, ishte në njëfarë kuptimi një përgjigje. Një përgjigje e fortë, në një fushë të vështirë kundër një skuadre shumë mirë të organizuar. Megjithatë, e merituam fitoren.

GOLI I KATËRT RADHAZI ME KOKË- “Po stërvitem shumë për të përmirësuar këtë gjë, madje edhe me mbrojtësit e krahut Mario Rui dhe Di Lorenzo që bëjnë shumë krosime, në mënyrë që unë të ndihem mirë”.

SCUDETTO- “Është një tjetër hap që kemi bërë sot, por për të besuar me të vërtetë te titulli kampion, duhet të përpiqemi t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, padyshim edhe duke parë të tjerët”. /oversport.tv

Foto: SSC Napoli Twitter

You may also like