Oscar, çmim edhe për filmin më të votuar në Twitter –

by admin
Spread the love

Edhe përdoruesit e Twitter mund të votojnë filmin që u ka pëlqyer më shumë në vitin 2021. Filmi me më shumë pëlqime do të marrë çmim në ceremoninë që do të zhvillohet më 27 mars.

Nisma – për të cilën flitet në faqen Hollywood Reporter – është fryt i një bashkëpunimi mes rrjetit social dhe Academy.

“Jemi entuziastë të bashkëpunojmë me Twitter për të ndihmuar dhe për të krijuar një publik dixhital, i përfshirë dhe entuziast përpara ceremonisë së këtij viti” – shpjegon Meryl Johnson, zv.presidente e digital marketing në Academy.

“Twitter është vendi ku duhet të qëndroni gjatë ngjarjeve të mëdha dhe Oscar janë një nga motorët më të mëdhenj të bisedave çdo vit” – shton Sarah Rosen, drejtuese e Partneriteteve të Argëtimit dhe Lajmeve në SHBA në Twitter.

Filmi më i vlerësuar nga përdoruesit e Twitter nuk do të ketë një kategori zyrtare të Oscar – shpjegon Hollywood Reporter – por do t’u hapë rrugë filmave të shpërfillur nga Academy si Spider-Man: No Way Home. Përdoruesit e platformës mund të votojnë deri më 3 mars, duke përdorur hashtag #OscarsFanFavorite. Mund të votohet edhe skena më e bukur për vitin 2021, duke përdorur hashtag #OscarsCheerMoment, e cila do të shfaqet gjatë ceremonisë.

Ju mund ta shprehni pëlqimin tuaj deri në 20 herë në ditë. Surprizat nuk përfundojnë këtu – tre përdorues që kanë shprehur votën e tyre do të përzgjidhen për të bërë një udhëtim, i gjithi i paguar, në Los Anxhelos dhe të prezantojnë një çmim Oscar në ceremoninë e vitit 2023.

/ ANSA

You may also like