OSBE/ODIHR do t’i shpallë vlerësimet e para për zgjedhjet – Shqip

by admin
Spread the love

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR sot në konferencën për media në orën 15 do t’i bëjnë të ditur vlerësimet e para nga monitorimi i raundit të parë të djeshëm të zgjedhjeve presidenciale në vend.

Shefja e misionit Xhilian Stirk, e cila e udhëheqë misionin e ODIHR-s për vëzhgim të zgjedhjeve, dje deklaroi se pas vizitës së disa vendvotime, vlerësimi është se fillimi ishte mirë, por një vlerësimi i plotë se si shkoi procesi zgjedhor do të kenë pasi në fund të ditës të mbledhin të dhënat nga vendvotimet në të gjithë shtetin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

“Në mënyrë kolektive e vlerësojmë të gjithë procesin zgjedhor, nga korniza legjislative e deri te vetë zbatimi i zgjedhjeve, duke përfshirë edhe financimin e fushatës, sigurisht, rolin e mediave. Nesër do t’i prezantojmë rezultatet tona përfundimatere, do të mbajmë konferencë, të gjithë jeni të mirëseardhur të bashkoheni atje dhe do të ketë një mundësi për pyetje të gazetarëve pas një deklarate të shkurtër nga unë dhe partnerët tanë të Këshillit të Evropës”, deklaroi Xhilian Stirk.

OSBE/ODIHR monitoron zgjedhjet presidenciale me më shumë se 200 vëzhgues të shpërndarë në të gjitha rajonet e vendit, si dhe vëzhgues afatgjatë që kanë qenë këtu që nga hapja e misionit, në fund të marsit. Ata i ndjekën zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut duke i vlerësuar sipas detyrimeve ndërkombëtare dhe legjislacionit të brendshëm. /MIA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

You may also like