Orteku lë 7 të vrarë, më se 100 turistë të bllokuar pasi rrëzimit të autobusit në humnerë (fotot)

by admin
Spread the love

Të paktën shtatë njerëz kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë kanë mbetur të bllokuar kur një ortek masiv goditi autobusin e tyre në Indi.

Një operacion masiv kërkim-shpëtimi është në vijim pasi autobusi i mbushur me turistë u rrëzua në humnerë nga orteku i papritur.

Një fëmijë besohet se është mes viktimave së bashku me katër burra e dy gra, ndërsa rreth 150 njerëz besohen ende të bllokuar, shkruan rrjeti vendas India Today.

Ushtria indiane tha e orteku goditi në zonën Nathu La, që është një destiancion i njohur turistik mes Sikkim dhe rajonit kinez të Tibet.

Dhjetra turistë besohet e janë bllokuar nga vërshimi i dëborës dhe gurëve që goditën të paktën gjashtë automjete.

Sipas raportimeve disa turma njerëzish po merrnin foto pranë një burimi kur goditi tragjedia.

Të paktën 30 turistë të bllokuar u nxorrën nga grupet e shpëtimit dhe u dërguan në spital, ndërsa dhjeta automjete kanë mbetur në rrugë pas bllokimeve nga dëbora e ortekut, shkruan rrjeti Times of India.

Në pamjet e publikuara shiheshin disa trupa njerëzish në rrëzën e malit, teksa rezidentët ndihmonin grupet e shpëtimit.

Zyrtari i policisë Tenzing Loden Lepcha tha: “Ne nuk kemi saktësuar ende sa njerëz janë të bllokuar, nga rreth 20 të shpëtuar tetë ishin në gjendje të rëndë dhe u dërguan në spital”.

Ushtria indiane po ndihmon me operacionet e shpëtimit.

Mijëra turistë shkojnë çdo vit në zonën piktoreske të Sikkim e njohur gjithashtu si “Toka e shkëlqimit mistik”.

Zona gjendet postë malit Khangchendzonga, i njohur gjithashtu si Kanchenjunga, maja e tretë më e lartë në botë e kompleksit të Himalajeve.