Orgesa Kalemi, krijuesja e Cohl’s që bëri bashkë vajzat e njohura për një mesazh të rëndësishëm!

by admin
Spread the love

Nëse për 8 Marsin shumica flasin për protesta apo për festa, ndodh dhe që sytë te kthehen tek një mesazh pak më i veçantë: të ndihesh mirë me veten.

Orgesa Kalemi sipërmarrësja e njohur e veshjeve sportive Cohl’s, i pari brand i prodhuar ne Shqipëri, ka bërë bashkë vajzat e njohura në shumë fusha të artit e televizionit për të dhënë një meszh: gjithçka fillon nga kujdesi për veten.

Të njohurat e ekranit si: Rudina Dembacaj, Einxhel Shkira, Viola Spiro, Sara Karaj, Jona Spahiu, Fjodora Fjora, Deborah Keçi dhe Kristina Baki duke realizuar video të shkurtra me sportet që ato praktikojnë apo rutinën e tyre të përditshme e kanë kthyer vëmendjen e të gjithëve tek kujdesi që çdo grua duhet të ketë për vetën, koha qe duhet t’i kushtojë mirëqenies së saj.

Një tjetër goditje në shenjë kjo për Orgesa Kalemin që pas koleksioneve më të dashura të të gjithë atyre që duan sportin dhe veshjet sportive arrin t’i bëjë gratë të kthejnë fillimisht sytë nga vetja./revistawho.com

You may also like