Organizata “QIKA” nis peticionin për heqjen e taksës për produktet menstruale

by admin
Spread the love

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka filluar peticionin për heqjen e taksës për produkte menstruale.

Sipas tyre shteti i detyron gratë në Kosovë të paguajnë 18 përqind taksë për këto produkte, sepse i konsideron ato si produkte jo-esenciale, njofton Klankosova.tv.

“Shumë gra nuk mund të përballojnë blerjen e pecetave, tamponëve apo produkteve të tjera menstruale për shkak të kushteve ekonomike. Në pamundësi të përdorimit të mjeteve të duhura, ato detyrohen të përdorin materiale të pasigurta për shëndetin gjatë ciklit menstrual”.

“Për gratë, qasja në peceta menstruale është esenciale dhe duhet të trajtohet si e tillë prej shtetit. Taksa për produkte menstruale është pengesë për gëzimin e të drejtës në shëndet për gratë dhe personat që menstruojnë, rrjedhimisht ua shkelë të drejtat e njeriut dhe është kundër kushtetuese” thuhet në kumtesën e tyre për media.

“QIKA”, mes tjerash, ka ftuar qytetarët e Kosovës që ta nënshkruajnë peticionin për heqjen e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSh-së) prej 18% për pecetat menstruale dhe tamponët.

Linku i peticionit:

https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fchng.it%2FMMB7h8JVxZ%3Ffbclid%3DIw
AR20yfD9IE6FpNAULQJHDbdF6vZs1HtH920Vz3Myj0DSmWIx_MdvqbXadPc&h=AT0DgO
66brxPvm-TxjMoenYLAsZO3rQeTgVaFmmwuhiezkhGP9B57H_2CEgZDdnvCRCs7ewVEsIgqjM7A8b2z
b0cNoVOzf1vIGvPGUYPwAktamGRVr2nAoGh5I14m0nQnIzUmA

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like