Opozitari brenda qeverisë, Braçe nuk përmend emra në Kuvend: Nuk jam unë ai që ka resort me ishull në Divjakë, as pallat. Doni t’ua them?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe theksoi se është e paligjshme të vendoset tra në rrugë kombëtare, duke kundërshtuar taksën “Kumbaro” në Parkun Kombëtar të Divjakës, çështje për të cilën u kërkua interpelancë nga opozita në Kuvend. Në fund, pasi sqaroi çështjen e traut dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave të nënshkruar nga ai si zv.kryeministër, ka lëshuar edhe disa akuza të forta. Në fjalën e tij, socialisti tha se nuk ka një përleshje për pushtet në Divjakë pasi pushteti, qëndron në duart e atyre që kanë prona e pallate (duke nënkuptuar deputetët e opozitës dhe maxhorancës). Por në asnjë moment nuk përmendi emra.

“Në Divjakë nuk ka asnjë përleshje për lekë, janë para për të hipur në kullë dhe varkë jo për të hyrë dhe dalë në park. Ka përleshje për një arsye se ky deputeti që shihni këtu nuk ka pallat në atë park, nuk jam unë, jo të ndërtuar por të grabitur para se Sali Berisha të ikte nga pushteti, është tjetër kush, edhe po të doni e vijojmë muhabetin, nuk jam unë që kam resort. Nuk jam unë asnjë kushëri, që ka një super resort që ka zabtuar detin. Nuk jam unë që kam një pallat, që ka hyrë në det dhe ka vjedhur një ishull të tërë, nuk kam asnjë kushëri, nuk kam as fis as farë që ka 110 hektarë në kularë dhe për sugjerim boll bëtë sikur ziheni me këtë qeveri se këto 110 hektarë i keni nga ajo qeveri,”-tha në fjalën e tij socialisti.

Por në asnjë moment nuk përmendi emra, edhe pse i pyeti kolegët e tij nëse do të donin që t’i listonte. Asnjë nuk u përgjigj.

You may also like