Opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër i tregon Vuçiqit se ai vetëm mund të ëndërrojë

by admin
Spread the love

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialgoun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar për aktivitetin e nesërm që do zhvillohet në Tiranë, ku për vizitë në çështjen e idesë ‘’Ballkani i Hapur’’, merr pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Siç shkruan Tahiri përmes facebook-ut, për Ballkanin e Hapur ëndërron Vuçiqi, dhe këtë do ia tregonte vetëm opozita e ringjallur e Shqipërisë, njofton Klankosova.tv.

” “Ballkani i Hapur” do të vendos popujtë në hegjemoninë serbe…kështu ëndërron Vuçiqi në prag të arritjes në Tiranë nesër. Mirëpo, opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër do t’i tregojë se ai vetëm mund të ëndërrojë. Protestat nesër në Tiranë janë edhe në mbrojtje të Kosovës dhe duhet të përkrahen nga gjithë shqiptarët!”

You may also like