Operohet me sukses Florenzi, Milani do ulje nga Roma për ta blerë

by admin
Spread the love

Alessandro Florenzi e ka mbyllur sezonin me Milanin. Mbrojtësi i krahur të djathtë pësoi një dëmtim në menisk dhe i duhej një ndërhyrje.

Milani ka njoftuar ditën e sotme se Florenzi ka bërë një operacion artroskopik në gjurin e majtë nga Dr. Piero Paolo Mariani dhe gjithçka ka shkuar me sukses.

Mbrojtësi është pjesë e kuqezinjve, i huazuar nga Roma. Verdhekuqtë deri më tani kanë kërkuar 4.5 milionë euro për ta shitur.

Kaq është klauzola në marrëveshjen e bërë mes klubeve në verë, por Milani po tenton ta ulë këtë shifër dhe ta blejë përfundimisht mbrojtësin. / oversport.tv

You may also like