Operacioni policor i natës, gjashtë të arrestuar (VIDEO)

by admin
Spread the love

Një operacion i realizuar për më shumë se dy orë nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit rezultoi më gjashtë persona të prangosur.

Gjithë ky aksion u zhvillua në një pompë derivatesh në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

E me arritjen e ekipit të Klan Kosovës tek vendi i ngjarjes u vu edhe shiriti i sigurisë në zonën ku po kryhen ekzaminimet.

Në këtë aksion policorë nuk munguan edhe automjetet përkatëse të policisë që bëjnë largimin apo konfiskimin e veturave të të dyshuarve.

Me përfundimin e ekzaminimeve dhe procedurave të tjera, disa vetura largohen nga mjetet bartëse të policisë që janë të dedikuara për këtë punë, dhe të tjerat voziten edhe nga policët civil së bashku me të prangosurit.

Derisa punonjësit e këtushëm thanë se nuk kanë njohuri se për çfarë po bëhet fjalë, veçse janë befasuar kur kanë parë nisjen e këtij aksioni dhe arrestimin e të dyshuarve.

You may also like