Operacioni “Pika 2”, momenti i arrestimit të policëve shqiptarë në Morinë

by admin
Spread the love

Një aksion i përbashkët policor është zhvilluar këtë të premte në pikën kufitare Morinë-Vërmicë të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Në këtë aksion janë arrestuar punonjësit e Policisë së Shqipërisë në këtë pikë kufitare, ku sipas njoftimit të SPAK numri i të arrestuarve është 31 punonjës policie dhe tre të tjerë janë pezulluar nga detyra.

Ndërkohë në pamjet e siguruara nga abcnews.al shihet momenti kur punonjësit e doganës dalin me pranga në duar nga zyra.

Aksioni policor është ndërmarrë nën dyshimet për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “marrje e ryshfetit”. Aksioni është duke u zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë.

Ky është një hetim që ka nisur prej nëntorit të vitit 2020 ku sipas SPAK janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së. Ndërkohë aksioni vijon akoma dhe është në vazhdimësi të aksionit “Pika 1”, ku kishin përfunduar të arrestuar mbi 50 zyrtarë policorë.

You may also like