Operacion urgjent në zemër, frikë për ish-futbollistin e Chelsea dhe Milan

by admin
Spread the love

Ish-futbollisti i Chelsea dhe Milan, Alex është detyruar t’i nënshtohej një operacioni urgjent në zemër për shkak se mjekët zbuluan katër arteri të bllokuara.

Për fat të brazilianit gjithçka ka shkuar mirë dhe vetë 39-vjeçari ka deklaruar se do të qëndrojë në spital edhe për gjashtë ditë të tjera.

“Dua të sqaroj se nuk kam pësuar atak kardiak, kisha një problem disa ditë më parë dhe nga kontrolli mjekët më njoftuan se duhej t’i nënshtrohesha ndërhyrjes kirurgjikale. Kisha katër arterie të bllokuara. Tani kam lënë ambientet e terapisë intensive, por do të qëndroj në spital edhe për gjashtë ditë të tjera”, tregon Alex.

Ish-mbrojtësi është larguar nga futbolli në vitin 2016, ndërsa ka fituar Kupën e Amerikës me Brazilin si dhe Champions League me Chelsean. Gjatë karrierës së tij, Alex është aktivizuar edhe me Milan, PSV e PSG pa harruar Santosin klub me të cilën nisi karrierën.


Top Channel

You may also like