Open Balkan/Rama: Më 9-10 qershor samit në Ohër, ftojmë Abazoviç të na bashkohet

by admin
Spread the love

Aktualitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Samiti i ardhshëm i Ballkanit të Hapur do të jetë në Ohër në 9 dhe 10 Qershor. Lajmi është dhënë nga kryeministri, Edi Rama gjatë konferencës për mediat me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se do ta ftojë Malin e Zi, teksa ka shtuar se ftesën zyrtare duhet ta bëjë Maqedonia e Veriut.

“Përsa i përket Ballkanit të Hapur ne jemi të interesuar që edhe të tjerët të përfshihen. Imagjinoni sikur dikush t’ju thoshte 5 vjet përpara që Ballkani Perëndimor me 6 vende do të kishte tre kryeministra shqiptar, sot është realitet, kjo mund të jetë shenjë e mirë apo e keqe nuk e di. Por sot janë tre shqiptarë kryeministra dhe kjo nuk është pak është shumë…. Është shumë e qartë që shqiptarët në këtë kohë që kanë rilidhur urat me Europën, ecin përpara dhe fitojnë vetëm nëse dinë të sillen si njerëz të paqes. Patjetër që ne do ta riftojmë Malin e Zi, i takon kryeministrit të Maqedonisë së Veriut për ta bërë ftesën zyrtare për ta bërë ftesën zyrtare sepse Samiti i ardhshëm i Ballkanit të Hapur do të jetë në Ohër në 9 dhe 10 Qershor në mos gabohem. Unë nga ana ime do të bëj inkurajimin tim për Dritanin që të jetë prezent në tryezë. Me shumë kënaqësi do ta prisnin Malin e Zi në tryezë. Ballkani i Hapur do të vazhdojë sepse ky është vullneti i shumicës dërrmuese të shqiptarëve”-tha Rama.

You may also like