OnePlus 12 do të prezantohet në 4 dhjetor, në përvjetorin e 10-të të kompanisë

by admin
Spread the love

OnePlus 12 pritet të prezantohet më 4 dhjetor, datë kjo që përkon me 10-vjetorin e kompanisë.

OnePlus u themelua nga Pete Lau dhe Carl Pei (i cili tani drejton Nothing) në dhjetor të vitit 2013. Ky është vetëm përvjetori i themelimit të OnePlus, pasi produkti i parë i kompanisë (OnePlus One) doli në treg në prill të vitit të ardhshëm.

Prandaj OnePlus ka menduar që më 4 dhjetor 2023 të festojë përvjetorin e saj si dhe të shfrytëzojë rastin për të prezantuar smartphone-in e ri flagship. Njoftimi u bë në adresën e kompanisë në Weibo, ku tregohet gjithashtu se pajisja do të ishte “flagship i dekadës“. Më parë u përfol për një lançim në dhjetor, i cili do ta afronte datën e prezantimit me një muaj duke bërë krahasimin me OnePlus 11. Një foto e përfshirë me njoftimin shfaq Pete Lau duke qëndruar para orës 12, ndërsa akrepi tjetër i orës është tek 10. Është një art i vogël argëtues.

Megjithatë, kjo datë prezantimi do të jetë vetëm për Kinën. Vitin e kaluar, OnePlus 11 u lançua në Kinë në janar, ndërkohë që në tregun global u prezantua në shkurt. Pra, nëse kompania do të lançojë OnePlus12 në Kinë në dhjetor, duket e arsyeshme të pritet një lançim global diku në janar. OnePlus 12 pritet të vijë me Snapdragon 8 Gen 3, një kamerë të re dhe karikim wireless, ndër përmirësime të tjera.

You may also like