Olta Gixhari nis fushatën: “Bëjini follow mamit tim”

by admin
Spread the love

Olta Gixhari ka publikuar një video me nënën e saj në “Instagram” dhe më tej ka nisur të bëjë thirrje që ndjekësit e saj t’i bëjnë “follow” në profilin personal.

“Një follow dhe like nuk ju kushton asgjë, ndaj mos i kurseni, po bëjini mamit tim se i bëhet shumë qejfi”, ka thënë ndër të tjera Olta duke qeshur.


Por rezultati ishte aq i shpejtë sa e ëma u surprizua. Në videot e tjera, aktorja tregon nënën e saj teksa shikon ftesat që i kanë ardhur në profilin privat. Aq shumë janë saqë Burbuqa, gëzohet dhe e tregon entuziasmin teksa flet me Oltën. “Do i shoh dhe do i pranoj. Çfarë ka të keqe?”, thotë ajo.
Që nga ai moment zonja i ka kapur më shumë se 1800 ndjekës dhe vazhdon të rritet.

You may also like