Oliver Varhej: Porosia jonë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është, ju duam këtu në BE!

by admin
Spread the love




Komisari për zgjerim dhe politik të jashtme Oliver Varhej deklaroi se sot, jo vetëm që është një ditë e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut por është e rëndësishme edhe për Evropën.

“Konferenca e parë është fillimi i fazës së bisedimeve. Diçka që shpresojmë se do të lëvizë më shpejtë”, u shpreh Varhej, raporton SHENJA.

Sipas tij kjo konferencë është e një rëndësishme për shkak tre arsyeve.

“E para me këtë shënohet fillimi i kapitullit të ri në procesin për anëtarësim në BE, 17 vite pas marrjes së statusit të kandidatit dhe 13 vite pas rekomandimit për fillimin e bisedimeve. Vendi ka tregua rezistencë në tërë rrugën dhe vendosshmëri për të avancuar drejt BE-së. Gjatë gjithë kësaj Maqedonia e Veriut ishte dhe është partner i besueshëm. E dyta, për herë të parë kemi zbatuar metodologjinë e reviduar në tërësi me bisedimet e reja, dhe e treta porosia jonë sot për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është shumë e qartë: Ju duam juve në BE. Nuk ka dyshim në këtë, sot dërgojmë mesazh të fuqishëm në tërë rajonin por edhe jashtë saj”, tha Varhej, raporton SHENJA.

Ai tha se Komisioni do të bëj gjithçka që të shpejtohet procesi i integrimit të plotë.

“Jam i bindur se me vendosshmërinë e Maqedonisë së Veriut do të punojmë me përkushtim dhe me efikasitet gjatë procesit të bisedimeve”, tha Varhej.


You may also like